Kremi që rikthen virgjërinë!

Ky produkt ka dalë në qarkullim në tregjet indiane, i njohur me emrin “18 again”. (Kush i tha këtyre që deri në 18 vjeç je e virgjër?? :P) Spoti i cili prezanton këtë produkt nëpër ekranet indiane është i stilit tipik Bollywood: një grua e veshur me sari hyn në dhomë dhe i drejtohet partnerit të saj me lëvizje sensuale duke i pëshpëritur: “Ndjehem e virgjër, ndjehem si herën e parë”. Ky krem kushton rreth 44 dollarë dhe ka përbërës natyral si: pluhur floriri, aloe vera, bajame dhe shegë. Rishi Bhatia, president i kompanisë Ultratech, kompania që e ka prodhuar thekson: “Ky krem nuk rikthen virgjërinë, por është në gjendje të rikthejë emocionet e para”.

Por ky produkt ka sjellë dhe shumë probleme e debate në Indinë e largët…. Strategjia e ndjekur për reklamimin e kremit, ka sjellë shumë polemika në Indi, pasi mjekët apo grupe të veçanta grash të cilat luftojnë për emancipimin e gruas, thonë se produkti mund të riforcojë idenë radikale në Indi, se seksi paramartesor është një tabu dhe i dënueshëm.

Advertisement

Annie Raja, përfaqësuese e National Federation of India Women ka thënë: “Ky krem nuk ka sens dhe mund të shkaktojë një numër të madh kompleksesh inferioriteti tek disa femra. Në vend që t’i japë pushtet fuqisë femërore, kremi mund të krijojë efektin e kundërt, pikërisht nocionin se një mashkull kërkon gjithmonë të ketë përkrah një femër të virgjër natën e parë të martesës së tyre”.

Edhe këmishat e bardha nuk kanë mbetur pa reaguar ndaj këtij produkti. Sipas tyre efekti nuk mund të jetë kurrë ai që thuhet. Kështu ata shprehen se një krem i cili mund të përdoret vetëm lokalisht, nuk mund të rikthejë kurrë muskujt e vaginës si një herë e një kohë, pasi elasticiteti i tyre humbet me kalimin e kohës.

Ja edhe spoti që ka ngjallur shumë polemika. Momenti më i lezetshëm çifti në moshë të thyer që kërkon kremin në internet :).