Princi Harry me pullë të kuqe

Nuk mjaftonin vetëm dy fotot që qarkulluan në internet, por tani thuhet se ekziston edhe një video me pullë të kuqe. Pushimet e Princit Harry në Las Vegas janë shndërruar në tmerrin e pallatit Mbretëror. Në një video hard Harry shfaqet i rrethuar nga vajza të zhveshura. Sipas RadarOnline.Com ajo që i ka futur më tepër ethet Buckingham Palace-it, është dyshimi se në dhomën e Princit ka qarkulluar kokainë. Videoja nuk ka dalë ende në shitje, por me siguri nëse ndodh diçka e tillë, personi i cili e zotëron ka siguruar një shumë të majme parash. Ajo video është një pasuri e vërtetë. Pallati Mbretëror mund të paguajë shuma marramendëse për të shtënë në dorë videon në të cilën shfaqet Harry.

Advertisement