Një letër me zemër të hapur

Në rrjetin e saj social littlemonsters.com, ylli new york-ez i popit ka dashur të shkruajë disa rreshta për publikun e saj, për të rrëfyer ulje-ngritjet e një viti që për të ka qenë tejet i vështirë. “Sot jam vërtëtë e lumtur. Viti i fundit ka qenë një sfidë dhe jam e lumtur që kam rikuperuar shpirtin tim. Disa herë jam ndjerë e prangosur”. Në atë periudhë që vetë ajo e ka quajtur si “Born This Way Era”, Gaga ka rrëfyer se i është dashur të luftojë me të gjithë forcat për të mbrojtur zgjedhjet e saj, madje edhe duke i shkuar kundër shtëpisë së saj diskografike. Veç këtyre ajo ka folur edhe për shumë kritika që i janë bërë për ngjashmërinë e këngës së saj “Born This Way” dhe “Express Yourself” të Madonna-s. Gaga u kritikua ashpër dhe u akuzua për plagjaturë edhe nga vetë Mbretëresha e Pop-it, e cila gjatë koncerteve të saj në “MDNA Tour” ka kënduar këngën e shumëpërfolur në fund të “Express Yourself”, duke shtuar si qershi mbi tortë dhe frazën “She’s Not Me” që është një shenjë nga albumi Hard Candy por që haptazi i referohet Mamasë Monster.

Lady Gaga ka falenderuar fansat për gjthë mbështetjen që i kanë dhënë gjithnjë, mbështetje falë së cilës ndihet sot tërësisht e lirë. Tashmë pas disa ditë pushimesh këngëtarja ka rifilluar koncertet e “The Born This Way Ball Tour”. Nëse doni t’a shihni, më datën 2 Tetor do të jetë në Mediolanum Forum të Milano-s. Ndërkohë artistja ka njoftuar se më 2013-ën do të publikojë albumin e ri “ARTPOP” i cili do të jetë një makinë e vërtetë lufte.

Advertisement