Tiranë | Policia merr masa për Natën e Kadrit dhe Festën e Bajramit

Në njoftimin për shtyp të ditës së sotme, policia njofton qytetarët se nuk do të lejohet qarkullimi me automjete nga ora 19.00 deri në orën 24.00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë ish Hotel Dajtit dhe në kryqëzimin midis Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, pasi Komuniteti Mysliman Shqiptar ka kërkuar bllokimin e këtij segmenti rrugor për zhvillimin e Ritit Fetar të Natës së Kadrit. Krahas kësaj, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë një sërë masash organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë, para gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti fetar. Policia bën të ditur gjithashtu se më datë 19 gusht 2012, duke filluar nga ora 01.00 deri më 8.00, gjatë ritit fetar të Faljes së Bajramit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me atë të Mbrojtjes deri në Urën përballë ish hotel Dajtit.  

Advertisement