Gjirokastër | Zbulohen 200 rrënjë kanabis

“Operacioni u organizua në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në lagjen “Bregu i Spillor”, pranë komunës së Lazaratit”, thuhet në komunikatën e policisë.Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike u zbulua në kopshtin e shtëpisë së Zenel dhe Merita Bashës, tashmë të arrestuar. Policia specifikoi se Merita Basha ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me tre vite burg në mungesë. “Aktualisht një procedurë ligjore për paraburgimin e çiftit Basha ka nisur tashme, ndërkohë qe provat materiale i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshem”, saktëson policia.  

Advertisement