Ky ka qenë rezultati i një kërkimi të ri realizuar nga studiues të Universitetit të Essex-it. Ata zbuluan se femrat që punonin pas 8 mujorit të shtatzanisë lindnin fëmijë më të vegjel në peshë se ata që e ndalonin punën mes muajit të 6-të dhe të 8-të. Ky është një efekt i njëjtë me atë të duhanit, pasi bebet e mamave duhanpirëse gjatë shtatzanisë rriten më pak në bark. Kërkime të mëparshme kanë treguar se bebet me peshë të vogël janë në rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet në të ardhmen, e gjithashtu janë të predispozuar të zhvillohen më ngadalë.

Profesor Marco Francesconi, njëri nga studiuesit, ka thënë se qeveritë duhet të konsiderojnë iniciativat për t’i lënë punonjëseve mundësinë që të largohen më parë ngavendet e punës, pasi mund të kenë nevojë të pushojnë pak përpara se të vijë në jetë fëmija i tyre. “E dimë se lindjet me peshë të ulët janë diktues të shumë gjërave që ndodhin më vonë, përfshirë këtu më pak gjasa për t’a përfunduar me sukses shkollën, paga më të ulëta dhe vdekshmëri më të lartë”,- ka shtuar profesori.

Advertisement

Kështu duhet menduar seriozisht për lejen e lindjes, sepse sikurse edhe ky studim sugjeron, përfitimet e të lënit më herët punën do të ishin të mëdha.