Tiranë | Ulet në 4% norma bazë e interesit për lekun, ekonomia shqiptare ruan stabilitetin

guvernatori fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp argumentoi se, ky lehtësim do të nxitet aktivitetin ekonomik duke rritur stimulin monetar. Vlerësimi i kushteve monetare në ekonomi do të dominojnë në respekt të objektivit të inflacionit në periudhën afatmesëm, duke rritur stimulin monetar të kërkesës së bredshme” tha Fullani. Fullani theksoi se pavarësisht goditjeve që vijnë nga kriza e Eurozonës, ekonomia shqiptare ka vijuar të ruajë parametrat e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të saj gjatë gjysmës së parë të vitit 2012. Sipas guvernatorit parametrat makro-ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit janë të stabilizuara ndërsa inflacioni i çmimeve të konsumit është i qëndrueshëm dhe në përmirësim. “Sektori financiar është likuid dhe i aftë të ushtrojë funskionin e tij të ndërmjetësimit dhe ekonomia ka përballuar goditjet të ofertës dhe të kërkesës të bredshme dhe të huaj. Këto ndikime ulën GDP dhe ngadalësuan politikat stabilizuese të kërkesë agregade” ka Fullani. Sipas tij, ulja e prodhimit të energjisë dhe tkurrja e ndërtimit ndikoi negativisht në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto për tremujorin e parë. Duke u ndalur në treguesit e tjerë ekonomik, ai tha se, inflacioni mesatar ka qenë 1.9 % në periudhën e dytë të vitit, duke u rritur me 0.8% kundrejt tre mujorit të parë. Ndërkohë është rritur çmimi i ushqimeve të papërpunuara. ” Rënia ekonomisë është në tre mujorin e parë është stimuluar nga tkurrja e aktivitetit ekonomik që më e theksuar ka qenë në degën e industrisë. Ndërkohë që bujqësia , turizmi dhe shërbimet mbeten potenciale të konsiderueshëm ekonomik. Sipas tij, dega e ndërtimit ka pësuar rënie të aktivitetit me 17. 6 % duke dhënë kontribut negativ në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Në sektorin e jashtëm janë reduktuar shkëmbimet tregtare, ndërsa eksportet kanë shënuar rritje të ulët prej 1.3 % dhe importet janë ulur me 2 %, duke ndikuar në një ngushtim të deficitit monetar Pavarësisht situatës, perspektivat afat mesme dhe afatgjatë Ai e vuri theksin në faktin se ka mungesa të stimulit fiskal. “të ardhurat buxhetore kanë qenë të ulëta, por qeveria ka ulur shpenzimet, dhe deficiti është ngushtuar në 2% të PBB-së”, tha Fullani. Investimet private janë të ulëta, ndërsa individët po kursejnë më shumë. Ai shtoi se ka rënë kërkesa për banesa, ndërkohë që biznesi shqiptar nuk ka hapësirë për të investuar. Gjatë dy mbledhjeve të fundit, Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të lehtësonte më tej politikën e saj monetare në rast se do të rezultonte e nevojshme. Inflacioni në nivele të ulëta gjatë muajve të fundit, pranë objektivit minimum prej 2% i jep mundësi BSH-së që të vazhdojë me këtë politikë. Që nga gushti i vitit të kaluar, BSH ka ulur katër herë normën bazë të interesit dhe ajo aktualisht është 4.25%. Por kjo ulje nuk është reflektuar shumë në koston e parasë, teksa interesat e kredive në lekë kanë mbetur të larta. Guvernatori Fullani ka bërë fajtor për mospërçimin e politikës lehtësuese monetare bankat me kapital perëndimore, të cilat janë tërhequr nga blerjet e borxhit të qeverisë, çka ka mbajtur të lartë yield-in e bonove të thesarit, i cili përdoret nga bankat si referencë për përcaktimin e çmimit të kredisë.  

Advertisement