Nuk jam shtatzënë!!!

Pasi u ka dhuruar paparazzëve poza me bikini nëpër plazhet e Formenterës, këtë javë në CHI do të përgjigjet për gjithë këtë thashethemnajë që e rrethon prej kohësh, në lidhje me një shtatzani të sajën nisur nga një publikim i “Novella 2000”. “Nuk jam shtatzënë!”, këto janë fjalët më të rëndësishme nga vajza e spektakleve në lidhje me këtë çështje. Kështu për të dhe Stefano De Martino nuk ka ndonjë fëmijë në rrugë e sipër. Disave ju duk shumë shpejt mbetja shtatzënë vetëm pas pak muajsh lidhjeje. “Nuk përgënjeshtrova menjëherë pasi e di se si funksionojnë gjërat. Ti thua që nuk je shtatzënë e zërat qarkullojnë më keq, kështu që përgënjeshtrimi yt vlen si konfimim i dytë. Nuk bëj më të njëjtin gabim”,- ka thënë ajo.

Advertisement