Nënshkruan marrëveshjen për American Idol

E ndërsa u përfol shumë rreth pagës së saj, raportime të fundit tregojnë se ajo do të marrë një pagesë prej 18 milion $. E nëse kjo shifër ju duket e dëgjuar edhe më parë, keni të drejtë sepse e njëjta shumë u kërkua nga J.Lo për të vazhduar të qëndronte në show dhe për një vit tjetër. Sigurisht që gjërat nuk shkuan në favor të Jennifer, pasi opsioni i saj nuk u rinovua nga FOX. Ja se cfarë ka thënë ajo kur është pyetur për “zëvendësimin” me Mariah-n: “Mendoj se do të jetë një gjyqtare e mirë. Është artiste dhe muzikante prej shumë vitesh dhe ka shumë eksperiencë. Është ajo eksperiencë që u ofron konkurentëve dhe në fund të ditës ata duan të përmirësohen dhe rriten akoma më shumë gjatë procesit”. E pyetur për ndonjë këshillë për kolegen Mimi, Jennifer ka thënë: “Thjesht shijo eksperiencën dhe mos harro që je aty për të ndihmuar konkurentët të rriten dhe të mbërrijnë në finale”. Ndërkohë Presidenti i FOX do të bëjë të qartë një gjë, që Mariah Carey nuk është zëvendësuesja e Jennifer-it, sepse ky nuk ka qenë aspak qëllimi i tyre. Ndërkohë vendi tjetër bosh në panelin e gjyqtarëve pritet të “mbushet” javën tjetër dhe mbetet ende e paqartë nëse veterani i American Idol Randy Jackson do të rikthehet apo jo.

Advertisement