MutyaKeishaSiobhan ribashkohen

Mgjth jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë se anëtaret origjinale të Sugababbes, Mutya, Keisha and Siobhan zyrtarisht janë ribashkuar dhe do të publikojnë materiale të reja muzikore shumë shumë shpejt. Vajzat që nuk kanë punuar së bashku që prej kur ishin adoleshente, më në fund u ribashkuan nën emrin MutyaKeishaSiobhan, që nuk është aq i kapshëm apo i lehtë për t’u shqiptuar, megjithatë tregon se cilat janë vajzat. Ato janë shumë të lumtura dhe sigurojnë që s’ka asnjë hatërmbetje qoftë me vajzat që kanë qenë më parë në grup, qoftë me aktualet. Po punojnë një këngë të cilën mezi po presin që t’a dëgjojnë dhe fansat. Ndërkohë si për të dëshmuar ribashkimin, vajzat kanë publikuar një foto në twitter, ku padyshim duken më të rritura.


sugababesnewtwitpic

Advertisement