Heidi e tërbuar me Seal

heidi-interview

Sipas raportimeve të të pranishmëve dy femra i lanë të dashurit e tyre në holl dhe ndoqën këngëtarin e R&B-së në suitë për të bërë gjëra që bëjnë të rriturit. Sigurisht që dy meshkujt u nervozuan kur të dashurat e tyre nuk u kthyen. Një mik i ngushtë i Klum tha: “Seal mund të bëjë ç’të dojë, përveçse kur fëmijët janë aty. Heidi dhe Seal nuk e kanë finalizuar ende marrëveshjen mbi kujdestarinë e fëmijëve dhe ky episod mund të ndikojë”. Kjo nuk është hera e parë që artisti shihet të afrohet së tepërmi me femra të tjera. Ai është fotografuar në jaht me një brune me bikini ndërkohë që Heidi kaloi 4 Korrikun me fëmijët në ishullin Shelter. Përfaqësuesi i Seal ka mohuar që një episod i tillë të ketë qenë i vërtetë. “Kjo është absolutisht gënjeshtër, një gënjeshtër e pastër. Do t’i rekomandoja Page Six që të mos shkruajë gënjeshtra të tilla”.

Advertisement