Çifti u fotografua i përqafuar me njeri tjetrin teksa shëtisnin rrugëve të kryeqytetit Spanjoll, Madrid dhe me pas në shoqërinë e disa miqve. Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë me lule dhe veshja e Bardem ishte casual, xhinse, t-shirt dhe atlete. Djali i tyre 18 muajsh, Leonardo, nuk ishte i pranishëm. Penelope Cruz është e angazhuar me disa projekte, njëri prej të cilëve me regjisorin Pedro Almodovar, në komedinë e zezë “The Brief Lovers”. Më pas, ajo do të jetë përkrah bashkëshortit në filmin “The counsellor”.