Femrat kalojnë meshkujt në testet e inteligjencës

Femrat-meshkujt-dhe testi i inteligjences

Në 100 vitet e fundit femrat janë renditur pas meshkujve me 5 pikë, por me sa duket hendeku është mbyllur. James Flynn një ekspert në testet e inteligjencës ka publikuar rezultatet e vëzhgimit të tij dhe pretendon se për shkak të kërkesave në kohët moderne, janë rritur standartet e inteligjencës. “Në këto 100 vite rezultatet e testeve të inteligjencës si për femrat ashtu dhe për meshkujt janë rritur, por ato të femrave janë rritur më me shpejtësi. Kjo vjen si pasojë e modernizimit. Kompleksiteti i botës moderne në të cilën jetojmë ka bërë që truri ynë të përshtatet duke rritur kështu edhe koeficientin e inteligjencës”.

Mendohet se femrat gjithnjë kanë pasur potencialin për të qenë më të mira, por vetëm tani, pas shumë përjekjesh për të bashkërenduar jetën në familje dhe karrierën po e realizojnë. “Truri i njerëzve modern po rritet në mënyrë të ndryshme dhe këtë e tregon rritja e kompleksitetit njohës, gjë e cila matet me rritjen e koeficientit të inteligjencës. Kjo rritje shënohet më tepër tek femrat sesa tek meshkujt, sepse ato kanë qenë në disavantazh në të kaluarën”,- ka shtuar Flynn. Gjithsesi studiuesi ka theksuar se të dhëna të tjera janë mëse të nevojshme për të shpjeguar plotësisht këtë trend.

Advertisement