Tiranë | LSI: heqja e imunitetit, domosdoshmëri

alt

Manjani theksoi se heqja e imunitetit është bërë domosdoshmëri, ndërsa shtoi se LSI është për zero imunitet për çdo të zgjedhur politik, por për imunitet të kufizuar ndaj gjyqtarëve . “Duke filluar që javën e ardhshme, LSI do t’i bashkohet ftesës publike për të futur në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamentar diskutimin dhe miratimin e zgjedhjes përfundimtare të çështjes së imunitetit, brenda këtij sesoni”, tha Manjani. Sipas tij, ky sesion parlamentar, duhet të regjistrohet në historinë e parlamentit si sesioni i vendimeve të mëdha, ku njëri prej vendimeve është padiskutim çështja e heqjes së imunitetit. “Ne e kemi trajtuar këtë çështje, e kemi, analizuar publikisht, teknikisht dhe në emër të interesit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, të cilat përkojnë me nevojën për reforma të thella. Na rezulton se kjo çështje zgjidhet duke marrë parasysh dy principe themelore”, u shpreh Manjani. “E para, ne jemi për zero imunitet për çdo përfaqësues politik. Çdo përfaqësues politik që votohet nga populli, ose emërohet për shkaqe politike nuk duhet të gëzojë imunitet. Kur themi këtë, jo vetëm nga ndjekja penale, por edhe nga arrestimi. Të gjithë të zgjedhurit politik, deputetë, ministra duhet të kenë të njëjtin status legal të barabartë si çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi”, tha Manjani. “E dyta, vijoi sekretari për çështjet ligjore në LSI, “gjykatësit e Shqipërisë duhet të gëzojnë imunitet, por të kufizuar. Kjo sepse gjykatësi është një figurë e rëndësishme e shtetit dhe duhet mbrojtur me çdo kusht nga shantazi politik dhe pavarësia në kryerjen e detyrave të tij është shumë më e rëndësishmë sesa çdo gjë tjetër”. Por, u shpreh ai, “imuniteti i gjyqtarëve duhet kufizuar, sepse gjykatësit, nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore për shkeljet e ligjit. Ky është një koncept për të cilin insitiojmë sepse ne jemi që Prokurorisë t’i hapet rruga për kryerjen e veprimeve hetimore parparake, me një numër veprimesh hetimore të caktuara edhe ndaj gjykatësve, por jo si për politikanët”. Sipas Manjanit, “është e rëndësishme ta kuptojmë këtë moment, sepse nisur nga nevoja për reforma të thella, ne nuk mund të bëjmë gabime, të cilat mund të na kushtojnë në të ardhmen e afërt”. “Në një Republikë të drejtë, poltikanët janë njësoj të barabartë si qytetarët, pa as më të voglin diskutim, por gjykatësit janë autoriteti i Republikës. Aty ku ka autoritet, duhet të sigurohet funksionimi i këtij autoriteti në mnyrë të pavarur nga politika. Që do të thotë, imuniteti është një garanci që politika nuk mund të ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit”, theksoi Manjani. “Jemi koshientë që trupa gjyqësore shqiptare ka probleme, por le të merremi me zgjidhjen e problemeve që janë dhe të mos i ngatërrojmë çështet njëra me tjetrën”, u shpreh ai. Sipas Manjanit, LSI është e gatshme të votojë menjëherë, sipas procedurave kushtetuese, abrogimin e menjëhershëm të neneve 73 dhe paragrafin e tretë të nenit 103 të Kushtetutës duke zeruar imunitetin për deputetët dhe anëtarët e qeverisë në mënyrë të menjëhershme dhe të pashmangshme”. “Themi për ta abroguar për të mos ndryshur Kushtetutën për çështje të tilla, si çëshjta e imunitett. Abrogimi është një zgjidhje teknike më e thjeshtë dhe nuk ka shumë kosto në hartimin e saj”, tha Manjani. Së dyti, vijoi Manjani, “jemi të gatshëm të rishkruajmë paragrafet 1 dh 3 të nënit 137 të Kushtetutës, duke lejuar një numër veprimesh hetimore, që mund të kryhen nga ana e Prokurorisë në ngarkim të gjyqtarëve, por pa shkuar tek heqja përfundimtare e imunitetit”. Natyrisht, theksoi Manjani, “të dyja këto ndërhyrje kushtetuese, do të kërkojnë saktësimet e mëtejshme në kodin e procedurës penale, si një ligj i specializuar që merret me këtë çështje”. Manjani ftoi edhe partitë e tjera parlamentare dhe grupe interesi, që t’i bashkohen kësaj nisme në funksion të zgjidhjes përfundimtare dhe të qëndrueshme të kësaj çështje.

Advertisement