Paris Hilton dhe propozimi për martesë

 Trashëgimtarja 28 vjecare thuhej se nuk u impresionua dhe aq shumë kur i dashuri Doug Reinhardt u ul në gjunjë dhe i propozoi gjatë një darke me prindërit e saj Kathy dhe Rick në restorantin The Ivy.  Doug i kish blerë Parisit një unazë fejese të Lorraine Schwartz por në vend që të kërcente nga gëzimi, ajo e mbylli kutinë dhe i tha se kish nevojë të mendohej për këtë ofertë për martesë.  Cifti është fotografuar teksa largoheshin nga restoranti, por sigurisht që Doug i shkretë dukej i mërzitur e i refuzuar nga e dashura bjonde. Në fakt pak orë para darkës Doug kish shkruar në faqen e tij Twitter : “Sonte do të bëj një gjë fantastike që do të më ndryshojë jetën Do ju them se c’do të ndodhë më vonë”… 


 

Advertisement