Tiranë | Vasili: rritet numri i vullnetarëve për dhurimin e gjakut

alt

Por, nga ana tjetër, dhurimi vullnetar i gjakut do të thotë jo vetëm plotësim të nevojave, por dhe gjak i sigurtë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat, në prag të Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, 14 qershor, tha se “kemi ndryshim rrënjësor të raporteve ndërmjet procesit të dhurimit të gjakut, rreth 85 % sigurohet nga dhurues vullnetare, duke kthyer tendencën ku vite më parë kaq ose më shumë ka qenë nga dhurues me pagesë”. “Kjo ka ndryshuar rrënjësisht cilësinë e gjakut, por dhe filozofinë e dhurimit të gjakut, duke kthyer Shqipërinë sipas vlerësimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një histori suksesi për të gjithë vendet e Evropës Juglindore. Ky ndryshim rrënjësor raportesh është ndryshim spektakolar që ka ardhur nga edukimi i një ndjeshmërie të re për dhurimin”. Edhe ndryshimi i numrit të dhuruesve vullnetare të rregullt ka pësuar ndryshim të rëndësishëm. Kështu, nga 130 që ishte një vit më parë, numri i dhuruesve të rregullt vullnetare ka arritur në 270 këtë vit. “Kemi 6 mijë dhurime gjaku, pra shifra në rritje dhe njëkohësisht shifra të tilla me raportin për mijë. Nga 5 dhurime/mijë në 2006, sot kemi 8.7”, tha Vasili, duke apeluar njëherësh për rritjen e dhurimeve vullnetare të gjakut. “Ritmi i dhurimeve duhet të rritet dhe të gjithë duhet të kuptojnë që ky produkt i rëndësishëm për jetën sigurohet nga dhurimet dhe shpëtojmë jetë”, theksoi ministri i Shëndetësisë.