Elbasan | Volfarth i bindur për progresin në reformën zgjedhore

alt

Për Ambasadorin Volfarth është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e Komisionit për Reformën Zgjedhore të trajtohet në parlament dhe bashkëkryetarët e këtij komisioni, tha ai, deri tani po bëjnë një punë të shkëlqyer. “Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore është duke kontribuuar edhe në nivel ekspertësh dhe këtë javë ne do të kemi një vizitë të ekspertëve të OSBE-ODIHR. Jam i bindur se do të ketë progres”, tha Volfarth. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Volfarth deklaroi se ato janë planifikuar për t’u mbajtur në vitin 2013, ndërkohë që për zgjedhjen e Presidentit, ai tha se është shumë e rëndësishme për vendin, për zyrtarët e ardhshëm që të ketë një proces korrekt.