Tiranë | Kryeministri Berisha fton investitorët cek, si shprehje më e lartë e besimit

alt

“Kënaqësi e vecantë të mbyllim këtë ditë të një vizite të shkqëlqyer të kryeministrit Necas me këtë forum ekonomik shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju falenderoj përzemërsisht për ardhjen tuaj me një prani kaq të rëndësishme të biznesit cek në Shqipëri. Dëshmi e një vullneti të qeverisë tuaj për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ekziston një kuadër ligjor shumë i mirë për bashkëpunimin në fushën ekonomike, por janë projektet e investitorëve ato që do i japin jetë këtij kuadri, kur të zbatohen”, tha kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, qeveria shqiptare do ta mbështesë biznesin cek, duke reduktuar taksat. Ju siguroj se në Shqipëri do gjeni klimë dhe mbështetje që t’i shndërroni investimet tuaja në histori suksesi. Qevëria do ulë taksat, liria fiskale ndër më kryesoret në lirinë e tregut. Shqipëria vend i vogël në hartë por ka potenciale të jashtëzakonshme”, shtoi ai. Duke folur për lehtësirat që do mund t’i krijohen biznesit cek, Berisha ftoi ata të investojnë në turizëm, duke e krahasuar Shqipërinë me një Zvicër por që ka edhe det. “Shqipëria është Zvicër me det, kur zbret e kupton që është një Zvicër për tu ndërtuar. Ju ftoj të investoni në turizëm. Kush investon në zonat malore 8 vjet pa taksa, ata që zgjedhin brigjet kanë rrethana më lehtësuese, nëse toka është publike do ta marrin me 1 euro.” Gjatë fjalës së tij kryeministri cek Petr Necas vlerësoi potencialet që ofron Shqipëria dhe siguroi rritjen e investimeve ceke në vendin tonë. Duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy vendeve, kryeministri Necas theksoi se kompanitë çeke kanë një përvojë të mirë në fusha të ndryshme dhe mund të sjellin në Shqipëri teknologjinë dhe përvojën e tyre, në fusha si turizmi, industria e përpunimit të mbetjeve, etj. “Kemi një interes që të zhvillojmë tregtinë edhe me shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Mendojmë të hyjmë edhe në tregjet e jashtme. Ekonomia çeke është e varur sidomos nga eksporti, prandaj dhe zhvillimi i eksportit është një çështje kyçe.”- u shpreh Necas. Ndër të tjera, kryeministri çek theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të përkrahur Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Advertisement