Gati për Eve…

Pas disa fillimesh false për albumin e saj të katërt, i cili fillimisht ishte parashikuar të publikohej në 2007-ën, artistja ka hedhur pakëz dritë gjatë një bisede në THE WOMEN IN HIP-HOP. Eve ka folur edhe gjëra të tjera por ne n’a intereson më tepër rikthimi i saj në skenat muzikore. Ja se çfarë ka thënë për muzikën e re që do të n’a servirë shumë shpejt: “Do të publikoj një singëll në fund të muajit, përpara se të lançoj singëllin zyrtar. Do të publikoj disa singëlla përpara se të publikoj atë radiofonik. Duke qenë se ka kaluar shumë kohë, qëllimi im për këtë album të ri ishte që të siguroja që audienca të mos mendonte se i kisha harruar dhe kisha shkuar në një drejtim tërësisht të ri. Mendoj se kjo punë e re diskografike ka edhe materiale “rruge”, edhe disa materiale radiofonike por edhe materiale të cilat njerëzit mund t’i dëgjojnë kur ndihen me moral të rënë”. Ne jemi kuriozë për gjithçka ka rrëfyer Eve me stilin e muzikës që do të propozojë. Po ju?

Advertisement