Tiranë | Komisioni i Ligjeve miraton financimet për Tiranë-Elbasan dhe sigurinë e digave

alt

Marrëveshja me Fondin e OPEC-ut për zhvillim ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë- Elbasan parashikon që OPEC të financojë këtë vepër me një vlerë prej 20.4 milionë dollarë. Qëllimi i projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan është të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë Qendrore, Jugore dhe më gjerë, në gjithë zonën juglindore e bregdetare jugore. Ndërsa, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IDBRD), për financimin shtesë të projektit “Siguria e digave”, me një vlerë prej 15.5 milion euro, synon rritjen e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të sistemit elektroenergjetik shqiptar, në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat. Po ashtu, programi i huasë synon rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, përmes rritjes dhe përmirësimit të efektshmërisë së prodhimit të energjisë nga burimet hidrike.

Advertisement