Ajo është fotografuar pas një darke me miqtë e saj në New York dhe kishte veshur një bluzë transparente ku shihej gjithçka. E shoqëruar nga disa miq duke shkuar drejt makinës, ajo ishte e sigurt se ishte në qendër të vëmëndjes. Falë veshjes së saj ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave dhe paparacëve. Në një intervistë, ajo ka thënë se kohët e fundit trupi i duket më i bukur dhe ka filluar t’a vlerësojë atë: “Gjatë xhirimeve të videoklipeve dhe pushimeve kam vënë re që më pëlqen shumë trupi im edhe pse jo perfekt”.