Kurrë me tuta dhe çizme Ugg!

Ajo ka deklaruar se nuk do t’a shohim kurrë me një palë tuta të veshura apo një palë çizme Ugg. Këngëtarja e kthyer në stiliste ka deklaruar për revistën franceze Madame Figaro se e dashuron kaq shumë modën, sa nuk mund të lejojë që të zbresë në standartet e saj. “Nuk do të më shihni kurrë në rrugë me një palë tuta. E dua shumë modën për të veshur një gjë të tillë. E njëjta gjë vlen edhe për çizmet Ugg. Unë i vesh ato vetëm nëpër shtëpi”. 37 vjeçarja ka veshur për njërën nga kopertinat e revistës një body në njgyrë korali nga koleksioni i 2012-ës së Prada dhe në kopertinën tjetër një fustan të zi nga Alexander Wang. Teksa fliste për dashurinë e saj ndaj Prada-s ajo është shprehur: “Jam e fiksuar pas Prada-s, kardiganëve dhe çantave Hermes… Do të kisha shumë dëshirë t’a shihja botën nëpërmjet syve të Miuccia Prada-s! Ajo grua është gjeni. Vizioni i saj është ultra-intelligent fashion. Çdo sezon ajo krijon diçka të re, ajo di se si të surprizojë”. Victoria Beckham ka rrëfyer edhe se kur 4 fëmijët e saj dhe bashkëshorti bien në gjumë gjen parajsën teksa shëtit nëpër faqe shopping-u online. “Jam fanse e madhe e Net-A-Porter.com. Kur fëmijët bien në gjumë unë udhëtoj nëpër këtë faqe për orë të tëra. Më pëlqen tej mase ideja e të bërit pazar qetësisht në shtëpi dhe nëse nuk të pëlqejnë të mund t’i kthesh mbrapsht. Kjo është një liri absolute”.

 

Advertisement