Modelja u ngjit në pasarelë për të prezantuar disa veshje të koleksionit vjeshtë/dimër 2012 të shtëpisë prestigjoze të modës dhe finalizoi show-n. Campbell kish veshur një fustan mbrëmjeje mëndafshi rrezatues dhe i priu modeleve të tjera nën notat e një prej këngëve të Kylie Monogue. Në moshë 41 vjeçare Pantera vazhdon të jetë në super formë dhe e mrekullueshme. Gjithsesi modelja shpesh ka rrëfyer për regjimin e saj të rreptë ushqimor, i cili kërkon një vullnet të çeliktë.