Në këtë takim u diskutua gjerësisht për nevojën që të bëhet drejtësi për 4 të vrarët e 21 janarit, si dhe për të gjithë të plagosurit. Në këtë linjë aleatët e Partisë Socialiste kanë nënvizuar në këtë tryezë se sulmi i palës tjetër ndaj institucionit të Prokurorisë është i papranueshëm. Mësohet se në diskutimet e zhvilluara në tryezë Kryetari Edi Rama dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri kanë ripërsëritur dakordësinë e Partisë Socialiste me partitë aleate për nevojën e korrektimit kombëtar të sistemit dhe për domosdoshmërinë e ndërtimit të një konsensusi të gjerë në lidhje me këtë çështje.