Një rrëfim i sinqertë

Kështu ka deklaruar vetë kantautorja amerikane në një intervistë për Vogue, që i dedikon kopertinën e numrit që do të publikohet në 24 janar. “Të shkruarit e këngëve mbi një lidhje më bën të ndihem më mirë dhe më qartëson”,- ka thënë Taylor. Këngëtarja amerikane ka rrëfyer se disku i dedikohet lidhjeve të saj dashurore të përfunduara dhe pikërisht atyre momenteve kur ndjen se “zemra të është thyer”. 22 vjeçarja nuk ka përmendur emra, por nuk është aspak sekret që ka qenë e lidhur me aktorin amerikan Jake Gyllenhaal për disa muaj gjatë 2010-ës, deri në momentin që ky i fundit vendosi t’i jepte fund lidhjes. Në shërbimin fotografik për këtë intervistë, Swift tregon një look të ri, shumë të sofistikuar me një balluke nën kapelen e madhe dhe një bluzë ngjyrë senapè. Elegante dhe e rafinuar si gjithnjë. Ja tek e keni kopertinën e botimit amerikan të prestigjozes VOGUE.


Advertisement