Sigurisht që zëra të tillë i kemi dëgjuar edhe më parë, por këto janë raportime të feskëta fare. Me sa duket javën e shkuar 42 vjeçarja është parë me një bark të konsiderueshëm. “Ajo nuk ka dashur t’a bëjë të madhe këtë çështje, por duhet të jetë vërtetë shumë entuziaste. Nëse ndokush e ka pyetur nëse ishte e shqetësuar se po i ikte mosha për t’u bërë nënë, ajo i është përgjigjur se ishte mëse e sigurt se do të kish fëmijë një ditë”,- ka rrëfyer një mik i aktores për revistën LOOK. Në tetorin e shkuar Jen dhe partneri Justin i mohuan zërat se po prisnin një fëmijë, kur u panë të dilnin nga një klinikë. Ndërkohë edhe iniciativa e aktores për të lënë duhanin, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat për shtatzaninë. Kujtojmë se çifti është bashkë që prej vitit 2010 kur u takuan në sheshxhirimin e filmit “Wanderlust” dhe kanë lëvizur të jetojnë së bashku në një apartament luksoz në New York.