Fejohet Drew

Grupit të nuseve të ardhshme i është bashkuar dhe Drew Barrymore. Ajo ka vënë një unazë në gisht gjatë pushimeve me partnerin e gati një viti Will Kopelman. Por si ka ndodhur propozimi? Kopelman i bëri pyetjen e famshme aktores teksa gjendeshin në një pushim 10 ditor në Sun Valley të Idaho-s. Detaje të tjera të tipit, ku ekzaktësisht dhe si ju bë propozimi nuk ka, megjithatë ka konfirmime se unaza e fejesës së Drew është realizuar nga argjendarë britanik GRAFF. Unaza vezulluese është gati 4 karatëshe rrethuar nga një fashë diamantësh.

Advertisement