Gjatë periudhës së festave aktorja 45 vjeçare është parë të mbajë unazën e artë me gur smeraldi. Nëse aktori i ka propozuar, padyshim që e ka pasur të vështirë të bindte Halle të konsideronte edhe një herë martesën. Në 2009-ën aktorja kish deklaruar se e kish hequr nga mendja idenë e “përgjithmonë”: “Nuk do të martohem më kurrë. Kam mbërritur në pikën ku mendoj që dy njerëz mund të ndajnë jetën e tyre pa pasur nevojë për një unazë dhe një copë letër”. Halle ka qenë e martuar dy herë më parë me yllin e baseball-it David Justice (1992-1997) dhe me muzikantin Eric Benét (2001-2005). Ndërkohë Oliver më parë ka pasur një lidhje 4 vjeçare me Kylie Minogue dhe pati një histori të shkurtër me modelen e Burberry Rosie Huntington-Whiteley. Halle dhe Oliver kanë filluar që të frekuentohen që në 2010-ën, kur xhironin filmin ende të papublikuar Dark Tide. Ja dhe një foto e aktores me unazën e shumëpërfolur në gisht.