Një xhiro me motorr pa mbathje

Demi Moore është copash ndërkohë që e bija Scout Willis del nga anonimati dhe tregon pjesën e saj të fortë. Prej vitesh përpiqet që të bëhet pjesë e showbizit por gjithnjë hijezohet nga sensualiteti i së ëmës. Tashmë bjondja e motrave Willis ka zgjedhur rrugën më të lehtë për të rënë në sy: ka nxjerrë një video ku shfaq fundshpinën e saj pa kurrfarë censure. Scout është protagoniste e një videoje shumë sexy lançuar nga Stylelikeu.com ku fotografohet edhe nga Magda Wosinska në bregdetin e Sunken City në Kaliforni. Sigurisht fotoja që bëri xhiron e webit është ajo në të cilën vajza shfaqet teksa udhëton me motor në një autostradë pa mbathje. Imazhet nuk janë censuruar dhe bjondja sheh objektivin me një vështrim tejet erotik.

Advertisement