Vër një personazh të famshëm prej latex-i nën pemën e Krishtlindjeve. Pas boom-it të shitjeve të Miley Love Doll (kukull që fryhet me ngjashmëri të Myley Cyrus) me rastin e festave mbërrin një armatë e tërë vipash në versionin e lodrave të seksit. Jennifer Lopez, Pamela Anderson, Kim Kardashian… biznesi i kukullave të seksit është i pandalshëm. Kështu nëse ëndrra e gjysmës së amerikanëve është të shkojnë në shtrat me Jessica Alba apo Mila Kunis, një mënyrë për t’a realizuar pjesërisht ka: fac similja e celebriteteve të preferuar që fryhet. Zgjedhja është e larmishme. Në listën e kukullave renditen: Lindsay Lohan, Jennifer Lopez, Mila Kunis, Pamela Anderson, Kim Kardashian, Jessica Simpson, Sarah Jessica Parker, Beyonce, Fergie dhe Lady Gaga. Emrat janë modifikuar disi, për të mos shkaktuar denoncime dhe protesta, por ngjashmëritë janë mbajtur në nivele të larta. Kështu heroinat Hollywood-iane me lingerie, shumë provokuese e të nxehta janë gati të fryhen përpara syve tuaj me madhësi sa ato origjinale. Rreziku i vetëm është se mund të çahen shumë shpejt.