Varros të gjallë të fejuarën

Gruaja shpëtoi duke përdorur unazën e fejesës për t’u çliruar nga kurthi që mund t’i kish kushtuar jetën. Tani një juri e Leeds në Britaninë e Madhe e ka shpallur Marcin Kasprzak fajtor për tentativë për vrasje të Michelina Lewandowska. Dy partnerët janë emigrant nga Polonia dhe kishin një djalë e jetonin prej kohësh së bashku. Dhuna e tmerrshme të kujton një episod të filmit KILL BILL. Djali është shprehur para jurisë se e ka bërë këtë veprim pasi e fejuara “e mërziste”. Pasi e paralizoi me armën, e lidhi dhe futi në kuti, më pas e mbuloi atë me 10 cm dhè e degë pemësh. Michelina fatmirësisht arriti t’i shpëtonte vdekjes duke përdorur unazën e fejesës e duke dalë nga ai që mund të kishte qenë arkivoli i saj. Karszak është mbrojtur duke thënë se nuk kishte aspak qëllim që t’a vriste të fejuarën, por thjesht t’a trembte. “Vetëm mendimi për birin më dha forcë për të shpëtuar. Kisha frikë se do të vdisja brenda asaj kutije, apo nëse do të mund të shpëtoja dhe të dilja ndoshta ai do të ishte aty jashtë duke më pritur. Tani ndjenja e vetme që ushqej për të është urrejtja”,- ka thënë vajza duke kujtuar ato momente të tmerrshme.

Advertisement