“Daily Mail” ka shkruar se kanë qënë kurset e jogas me një instruktor mashkull nudo që ka ndjekur Kim, ato që kanë çuar në zënkën e ciftit, vetëm pak orë pas ceremonisë së tyre të dasmës. E gjitha ka ndodhur në një hotel në New York, ku bashkë me ta jetonte edhe Kourtney, motra e Kim. Kris është tronditur kur ka parë vajzat në dhomën e hotelit të prenotuar nga ai dhe Kim, që ndiqnin kurse joge nga instruktori krejtësisht nudo i cili u jepte leksione motrave dhe dy mikeshave të tjera të familjes Kardashian. “Kjo është shumë e shpifur, është shtëpia ime! Është mungesë respekti”,- ka thënë Kris në ato momente duke i kërkuar më pas bashkëshortes së tij që të largonte motrën e saj, madje duke i paguar vetë një dhomë në një kat tjetër. Kim është munduar ta qetësojë Kris duke i thënë se ishte vetëm një kurs joge. Gjithsesi ajo ka vazhduar më tej duke i’u bashkuar grupit të jogës në leksionet e instruktorit nudo. Kjo e ka tronditur edhe më tej Kris, i cili i ka thënë Kimit se kjo mënyrë jetesë do i ndikonte në formën e tij sportive, pasi e pengonte atë të stërvitej. Në këtë mënyrë ai vendosi të rikthehej në Minesota për të vazhduar me jetën e tij të mëparshme, ndërsa Kim nuk është munduar ta ndalojë atë. E pra siç e shihni ekzistojnë dy versione në lidhje me ndarjen e papritur të Kim Kardashian. Duke qenë se është një histori e krijuar për efekt të kamerave, zgjidhni të besoni kë palë të doni. Megjithatë Kris ka edhe materiale video që e konfirmojnë gjith sa më sipër. Nuk besoni? Shikoni videon e mëposhtme.