Fatsjellësja Giselle

Është top modelja më e paguar në botë me një faturë që vitin e shkuar vërtitej rreth 45 milion $, është një bashkëshorte e lumtur përkrah futbollistit Tom Brady dhe nënë po aq e lumtur e vogëlushit Benjamin, lindur në dhjetor 2009. Siti 'Stockerblog' ka pohuar se markat që janë përfaqësuar nga Giselle kanë fluturuar në Dow Jones këto 5 vitet e fundit. Që prej vitit 2007 modelja është imazh i markave të njohura si Pantene, Volkswagen, Apple, H&M, Versace dhe Dior, duke u sjellë sukses dhe rritje të shitjeve e si rrjedhojë dhe vetes fitime të mëdha. Tani modelja ka hapur një dyqan kozmetike në San Paolo dhe sigurisht që pritet të jetë veçse i suksesshëm.

Advertisement