Test me çdo kusht!

Këngëtari kanadez ka dashur kështu të hakmerret ndaj Mariah Yeater që e akuzoi se e kish lënë shtatzënë pas një marrëdhënieje të kryer në pas kuintat e njërit prej koncerteve të tij një vit më parë. Sipas TMZ analiza e ADN-së është bërë të premten e shkuar (18 nëntor) në një laborator të specializuar në New Jersey, nën kontroll shumë të ashpër. I gjithë procesi do të mbikqyret nga disa agjentë, të cilët do të kujdesen që rezultatet e testit të mos shkatërrohen apo ndërrohen me të tjerë. Me sa duket Justin është mëse i bindur për rezultatet e testit dhe do të hedhë tutje çdo dyshim dhe të tregojë se Yeater ka gënjyer. Në fakt vetë vajza ka publikuar mesazhe ku deklaronte se Bieber nuk është babai i fëmijës së saj, por ky i fundit është i vendosur të shohë rezultatet dhe nëse nuk del kështu do t’a hedh në gjyq vajzën.

Advertisement