Izrael | Së shpejti me ambasadë në Shqipëri

alt

Lajmin ia ka dhënë kryeministrit të vendit tonë Sali Berisha, vetë Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Lieberman, gjatë darkës së mirëseardhjes për nder të Kryeministrit Berisha. Me rastin e vizitës treditore të zotit Berisha në Izrael, Zv/Kryeministri Avigdor Lieberman shtroi një darkë mirëseardhjeje për nder të delegacionit që e shoqëronte. Gjatë darkës u vlerësua vizita e Kryeministrit Berisha si një kontribut i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit midis dy qeverive e vendeve.

Advertisement