Guri mbi 110 karat konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë syresh në “prerje dardhe”. Ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës dhe Hong Kong-ut diamanti është zbuluar në 2010-ën në Afrikën e Jugut dhe më pas u pre në New York. Ekspozimi në SOTHEBY’S ka qenë shfaqja e parë publike e asaj që nga të apasionuarit quhet një yll i vërtetë. “Sun Drop” është 110.03 karat dhe është 4 cm i gjatë. Në të shkuarën vetëm 3 diamantë mbi 100 karat, me një transparencë të paimitueshme e të paarritshme kanë dalë në ankand dhe të gjithë janë shitur nga SOTHEBY’S në Gjenevë: "Star of the season", "Mouawad splendour" dhe "Star of happiness".