Me fitime diçka më pak se 60 milion $ vitin e shkuar, fenomeni kanadez i pop-it ka menduar që t’i bëjë vetes një dhuratë Krishtlindjesh me të vërtetë speciale: një makinë të re. Makina është një Range Rover Project Kahn e personalizuar, e punuar me dorë nga specialistë. E blerë në Bradford (Angli) makina do të dërgohet automatikisht në Amerikë. Duke qenë makina e Bieber, nuk kish se si të mos ishte speciale: mjafton të përmendim një detaj si impianti stereo i cili ka kushtuar rreth 80 mijë $.