Zonja e hekurt

Ngjashmëria mes aktores dhe politikanes është vërtetë mbresëlënëse. Meryl ka rrëfyer se ka vizituar Parlamentin për të bërë kërkime për rolin e Thatcher, që ka qeverisur Britaninë nga viti 1979 deri në 1990-ën. Familja e Thatcher ka shprehur shqetësimin se filmi mund të jetë i njëanshëm, por regjizorja Phyllida Lloyd ka siguruar së në tregim nuk ndiqet aspekti idealist. Lloyd shpreson që të ketë venë drejtësi në ato që Thatcher ka bërë në jetën e saj e në pasionin e bindjeve të saj. “Shpresoj që publiku të kuptojë se Meryl e ka trajtuar këtë personazh me dinjitet të jashtëzakonshëm dhe me vëmendje maksimale për detajet, kështu që jam e bindur se do të vëreni respektin e madh me të cilin e kemi përcjellë”,- ka thënë regjizorja.

Advertisement