Stilistja italiane që drejton shtëpinë e famshe të modës VERSACE, që prej vitit 1997 kur vëllai i saj u vra, ka pranuar se frymëzohet nga të rinjtë, sidomos nga këngëtaret eksentrike që nuk dëgjojnë “njerëzit e marketingut”. “Shoh gjithnjë të rinjtë. Vajzave sot u pëlqen të vishen. U pëlqen medusa. E vërej këtë edhe nëse thjesht blejnë një palë syze apo rrip. Duan të duken cool dhe seksi. Nuk duan të duken të zakonshme. E dua shumë Lady Gaga-n dhe Nicky Minaj sepse nuk kanë frikë të guxojnë. U bë kohë që dikush nuk dëgjon shumë njerëzit e marketingut, të cilët duhen dëgjuar por jo 100%”,- ka thënë stilistja. Donatella ishte shumë e kënaqur që Lady Gaga kish shprehur pëlqimin për rrobat Vintage të Versaces pasi shumë njerëz mandej zbuluan më tepër për markën e tyre. “Reagimi i njerëzve ishte fantastik. Të gjithë shkruanin në website-in tonë dhe n’a pyesnin ku mund të gjenin këtë apo atë gjë”.