Britania, ky komb tradhëtarësh!

Friday, January 16, 2026

Një shifër e konsiderueshme prej 47% e popullatës kanë tradhëtuar partnerët dhe 63 % e tyre kanë zbuluar se janë tradhëtuar nga partnerët. Ndërkohë 42% e tyre kanë thënë se do t’a falnin një partner që nuk ka qenë besnik. Ekspertja e marrëdhënieve seksuale Siski Green, autore e “How to Blow His Mind in Bed” ka shpeguar për Marie Claire: “Shumica e popullatës e ka bërë një gjë të tillë, ua kanë bërë një gjë të tillë apo të paktën kanë menduar për të tradhëtuar. Qeniet njerëzore janë programuar të provojnë gjëra të reja dhe kjo është arsyeja përse është e vështirë që një lidhje të funksionojë. Nëse do të peshonim pro-të dhe kundra-t e një tradhëtie do të kuptonim se më tepër do të humbisnim se do të fitonim. Studimi i realizuar nga MSN ka zbuluar gjithashtu se motivimi për të tradhëtuar shpesh është alkooli. 25 % e të intervistuarve kanë fajësuar alkoolin si nxitës për tradhëti. “Të tradhëtosh partnerin/en është si të tradhëtosh një dietë. Ti e di që është e gabuar, e di që ndoshta ka edhe një çmim për të paguar, por në momente dobësie dëshira për të qenë i/e mirë kalon”,- ka thënë Green.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -