Sipas statistikave të fundit femrat shpenzojnë 500 pound për t’u ndjerë më mirë pas një ndarjeje dashurie. Sipas studimit femrat shpenzojnë për lookun pasi lihen nga partnerët. Sipas ekspertëve femrat reagojnë ndaj ndarjes duke shkuar nëpër dyqane, duke ndryshuar lookun dhe garderobën për t’u ndjerë më mirë. Këpucë të reja janë në krye të listës së shpenzimeve së bashku me abonimet në palestër, solar, make up dhe manikyr. “Një ndarje e parashikuar apo jo do t’a bënte edhe femrën më të fortë të ndihej e shëmtuar. Femrat fillojnë të pyesin veten se çfarë nuk funksionoi në lidhjen e tyre dhe mendojnë se e ka pasur fajin aparenca. Ndaj një model dhe ngjyrë e re flokësh, lëkurë e nxirë dhe një garderobë e re do të bënte punë”,- ka thënë Simon Comins nga Superdrug. Më tepër se gysma e femrave të pyetura kanë pranuar se e kanë ndryshuar tërësisht aparencën e tyre pasi partneri i la me ndjenjën e të padëshiruarës dhe 75% e tyre thanë se ja ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar për ndryshimin, pasi i ndihmoi që të rifitonin besimin tek vetja.
Por shpenzimet pas ndarjes nuk mbarojnë këtu. Simon Comins thotë: “jeta si beqare është akoma më e shtrenjtë sesa thjesht ndryshimi i look-ut, sepse në mënyrë automatike shpenzoni më tepër për t’u shoqërizuar”. Mesatarja e shpenzimeve të një femre beqare është 70 pound në javë për t’u shoqërizuar me miq dhe 11 % e tyre paguajnë rreth 47 pound për regjistrime nëpër faqe takimesh në internet, për t’i ndihmuar të lidhen me dikë. Studimi ka zbuluar edhe se 6% e femrave të cilat i ka lënë partneri i drejtohen kirurgjisë plastike për t’u ndjerë akoma më seksi.


