Zbritet nga avioni se puthi partneren

Friday, January 16, 2026

Aktorja Leisha Hailey, ka shkëmbyer një puthje me partneren e saj, dhe pas disa ankesave të pasagjerëve është përzënë nga avioni. Ky episod ka ndodhur në linjën Southwest Airlines (fluturimi nga Baltimora në ST. Louis). Sipas rindërtimit të ngjarjes bazuar në dëshmitë e të pranishmëve protagonistja e “L World” u puth me shoqen dhe ka ndërhyrë stjuardesa. Pati një diskutim dhe dy femrat u zbritën nga avioni shoqëruar nga disa burra të ekuipazhit, pasi diskutimi u nxeh shumë dhe ishte më mirë që të zgjidhej në tokë. Ndërkohë aktorja ka shkruar në Twitterin e saj për “diskriminim” nga ana e shoqërisë ajrore. “Si është e mundur që manifestimi i dashurisë konsiderohet ilegal?”. Aktorja ka kërkuar edhe një falje publike nga kompania amerikane e fluturimeve low-cost.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -