Në faqen zyrtare të Parlamentit, shfaqet një foto e deputetes 29 vjeçare me një këmishë të bardhë teksa buzëqesh. Deri këtu s’ka asgjë të çuditshme. Një përdorues i web-it, teksa kërkote informacione për Sitsabaiesan ka zbuluar ekzistencën e një tjetër versioni të fotografisë, ku ajo shfaqet me një dekolte “të mbushur”, ndërkohë që në foton e publikuar nga Parlamenti ajo është zhdukur. Me sa duket dikush ka punuar fotografinë e deputetes, sepse dekolteja i është dukur tepër seksi. Nuk dihet nëse ka qenë vetë zyra e Rathika-s që ka mbuluar në mënyrë dixhitale dekoltenë, ka qenë një vendim i partisë së saj apo i ndonjë funksionari tjetër të Parlamentit, por një gjë është e sigurt që veprimi ka nxehur të gjitha aktivistet e të drejtave të femrave. Nëpër blogje dhe forume online ato e kanë akuzuar klasën politike se kanë bërë një veprim “tipik mashkullor” dhe “anakronik të rrezikshëm”. Deputetja ka zgjedhur të heshtë dhe të mos komentojë asgjë në lidhje me këtë çështje.


