Sipas raportimeve të Tv Sorrisi e Canzoni duke filluar që nga 24 Tetori javët e transmetimit në Canale 5 mund të shkojnë deri në 30. Rrethi i konkurentëve është ngushtuar tashmë në 100 dhe prej tyre do të zgjidhen ata përfundimtarë. Autorët e programit po punojnë që të zgjedhin konkurentët më të mirë nga i gjithë audicioni. Janë duke punuar 150 punëtorë dhe teknikë për të modifikuar dhe përmirësuar shtëpinë më të përgjuar të Italisë. Skenografia Trixie Zitowsky ka rrëfyer: “Do të ketë pishinë, zonë relax dhe kopësht i cili këtë herë do të ketë një anë të hapur, duke konsideruar se vitin e kaluar ka rënë shumë shi. Shtëpia do të jetë moderne dhe me shumë ngjyra, me dhoma surprizash dhe kalime sekrete. Nuk më duket se reality janë thjesht një kafaz i artë, pork a edhe zona ku jetesa nuk është dhe aq e lehtë”.
Gati për start
Friday, January 16, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


