“Miushi” 3.3 milion eurosh

Friday, January 16, 2026

Ky ka qenë fati i Tata Nano, makina utilitare indiane që në Mumbai është veshur me ar e gura të çmuar duke u shndërruar në një model ekskluziv që vlen 3,3 milion Euro. Ky ishte një shndërrim, nëpërmjet të cilit shtëpia e prodhimit shpreson të rrisë shitjet e “miushit” indian. Për t’a veshur makinën janë dashur 80 kg ar, 15 kg argjend dhe 10 mijë gura të çmuar, përfshirë diamantë dhe rubinë. “Ky është shembulli i parë i transformimit të një makine në “bizhu” e për t’a bërë u deshën plot 14 teknika argjendarie”,- ka thënë një përfaqësues nga GoldPlus (shoqëri e Titan që më parë ka realizuar edhe byrzylykun më të madh prej ari në botë), duke kujtuar se kjo vepër përkon me 5 mijë vitet e argjendarisë indiane. Makina nuk është në shitje por do të shërbejë si objekt promovues në një turne nëpër qytetet kryesore indiane.

Makina Nano e hedhur në treg 3 vite më parë, paçka zhurmës së madhe mediatike dhe çmimit prej 100 mijë Rupi (rreth 1.500 euro me kursin e sotëm), nuk arriti të shënonte objektivat për shkak të problemeve teknike në impiantin elektrik, të cilat u rregulluan nga kompania, por që gjithsesi ndikuan në krijimin e një imazhi negativ për makinën.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -