Rrallë gjen ndonjë personazh që t’i ngrejë aftësitë në qiell, por është shumë e shpejtë të nxjerrë në pah mangësitë ë tyre. Kur ju tregua një foto e Kate Winslet gjatë Festivalit të Filmit në Venecia ajo është shprehur për Daily Telegraph: “Oh ky është një fustan i tmerrshëm. Fustani më i keq që kam parë ndonjëherë. Ato këpucë të kobshme dhe një stil flokësh i tmerrshëm. Më vjen keq”. Për Carrey Mulligan ajo ka thënë: “Nuk dua të komentoj Carry Mulligan. Nuk më besohet që ajo do të luajë Eliza Doolittle në një film”. Joan nuk ka heshtur as për Adele: “Adele është një këngëtare shumë e mirë, shumë e talentuar por ka një model të tmerrshëm flokësh”.
Pas gjithë këtyre kritikave u gjet një person që 78 vjeçarja pëlqen: “E dua shumë Victoria Beckham. Më në fund gjetët dikë që më pëlqen”,- ka thënë Joan Collin. E kujt nuk i pëlqen Victoria Beckham ☺