Kosovë | Pas 16 Shtatorit vendoset kontrolli doganor në veri

alt

Sipas këtij plani aty do të jetë e pranishme edhe Policia dhe Dogana e Kosovës. “Kjo duhet ndaluar. Nëse ndodh kjo, do të kemi probleme. Qytetarët do të organizojnë rezistencë të qetë qytetare, e cila do të jetë në kornizat e paqes, bashkimit dhe unitetit”, ka thënë Stefanoviç për gazetën beogradase “Blic”. Kryenegociatori serb nënvizoi se Serbia nuk mund të pajtohet me atë që “është ide e vetëm një pale”, transmeton lajmin telegrafi. “Propozimi ynë është që për veriun dhe kalimet të flasim gjatë dialogut. Çdo ditë mundohemi që këtë zhvillim ta pamundësojmë. Nuk kemi asgjë kundër EULEX-it, sepse angazhimi i tyre deri tani nuk ishte problematik, por në qëndrimin e tyre është një tepricë – doganierët kosovarë, të cilët nuk janë rezultat i dialogut”. Sipas planit të EULEX-it dhe pushtetit në Kosovë, dogana do të vendoset vetëm në Bërnjak, ndërsa Jarinje do të jetë e hapur vetëm për transportin publik, meqë pas djegies nuk ka kushte teknike për kontrollin e mallrave. Përmes Bërnjakut do të mund të kalojë malli i akcizës. Kontrolli do të jetë i plotë, që do të thotë se nuk do të kontrollohet vetëm sasia dhe cilësia e mallrave, por edhe dokumentacioni përcjellës dhe kushtet sanitare, inspektimi veterinar, dhe të gjitha hetimet e tjera doganore. “Ne duam raporte partneriteti, por nuk mund të pranojmë që EULEX-i të jetë ai që do të transportojë doganierët e Kosovës dhe të vihet në anën e Prishtinës. Ua kemi bërë me dije se nuk mund ta pranojmë këtë”, theksoi Bogdanoviç për “Blic”. Ai thotë se ka folur me përfaqësuesit e komunave ilegale të veriut të Kosovës, të cilat i ka paralajmëruar për planin e EULEX-it, për të cilin thotë se “kanë marrë pjesë EULEX-i, KFOR-i, e serbët askush nuk i ka ftuar”.

Advertisement