Francesco Facchinetti ka zgjedhur t’a publikojë kështu pak para orës 21 të së dielës mbrëma lindjen e vogëlushes MIA, emër që ai dhe partnerja Alessia Marcuzzi kanë zgjedhur. Të enjten e shkuar Francesco u kish premtuar fansave të Facebook se do të ishin ata të parët që do të mësonin për lindjen e vajzës. “Nuk e di sa e gjatë është, nuk e di sa peshon, por di vetëm që nuk ka asgjë më të madhe në botë. E dashur e je e gjitha Imja”. E sigurisht që nuk ka munguar as mesazhi për mamanë Alessia: “Alessia ishte mamaja më e mirë në botë”. Shumë urime çiftit. Me zorr po presim të shohim fotot e para të vogëlushes MIA.