Hera e parë si regjizore

Sigurisht që intervista është e shoqëruar nga një shërbim fotografik ku shfaqen edhe nga fëmijët. Pasi konfirmoi se nuk do të ketë një dasëm sekrete të saj e as nuk do të ketë një të tillë shpejt e pasi konfirmoi se nuk është shtatzënë e se nuk është në proces e sipër për ndonjë adoptim tjetër, aktorja ka folur për filmin e saj të ri. Ngjarjet janë vendosur në konfliktin e Bosnjës në vitin 1990. Angelina e anonçoi realizimin e tij gjatë një udhëtimi në Sarajevë në fillim të vitit, madje ajo e ka shkruar vetë skenarin e ka qenë vetë në rolin e regjizores. “Nuk jam ndjerë kurrë kaq e ekspozuar. Gjatë gjithë karrierës sime jam fshehur pas fjalëve të të tjerëve. Tani jam unë që flas. Ishte diçka që nuk mund t’a lija në duart e dikujt tjetër, ndaj përfundova vetë regjizore”,- ka thënë Angelina për revistën Vanity Fair. Me sa duket edhe partneri i saj Brad e ka ndihmuar shpesh gjatë xhirimeve. “Brad vinte në sheshxhirim e më thoshte se çfarë pëlqente e çfarë nuk kuptonte. Si çdo grua e dëgjoja shumicën e gjërave dhe kundërshtoja disa të tjera. Ai ka qenë një mbështetje e madhe për mua, por është shumë e vështirë të ndash personin që dashuron nga kritika ndaj mendoj se nuk ka qenë një gjykues i mirë”,- ka thënë Jolie. Filmi IN THE LAND OF BLOOD AND HONEY do të shfaqet në muajin dhjetor. Ja dhe kopertina Vanity Fair.


Advertisement