Lajmin e ka bërë të ditur RIA NOVOSTI, ku thuhet se kanibali është arrestuar tashmë nga policia e Murmansk. Takimi mes të dyve ka ndodhur në shtëpinë ku u krye krimi 19 gushtin e shkuar. I dyshuari është 21 vjeç dhe ftoi në banesën e tij 32 vjeçarin që kish njohur në internet, duke i propozuar një takim seksual. Por takimi intim përfundoi në një ngjarje horror. Pasi e kish therur viktimën djali ja preu mishin me copa dhe për një javë me radhë i kish gatuar si byfteke, kroketa apo salcice. Sipas hetuesve edhe 10 persona të tjerë kishin qenë shënjestër e kanibalit. Çfarë mund të themi pas këtij lajmi makabër është të bëni kujdes me personat që njihni në internet.